Ndërlidhjet

HAGË


Ka filluar sot në Gjykatën e Hagës dëshmia e Sylejman Selimit, për të cilin Gjykata ka urdhëruar dëshmi të detyrueshme. Kjo ka ndodhur edhe më parë, kur dëshmitarët nuk kanë pranuar të dëshmojnë.
Pala mbrojtëse në procesin Limaj është ankuar se nuk është lajmëruar në kohë për dëshminë e zotit Selimi dhe se e kishin parashikuar këtë dëshmitar ta thërrasin edhe si dëshmitar të palës mbrojtëse. Zoti Selimi ka dëshmuar rreth fillesave të UCK-së dhe zonës së Drenicës, ku dhe ka vepruar. Prokuroria e pakënaqur me përgjigjet e dëshmitarit, sipas saj krahasuar dhe me përgjigjet e dhëna gjatë intervistës me këtë dëshmitar, ka kërkuar që këtë dëshmitar ta quajë armiqësor. Kjo masë merret kur një dëshmitar qartas kalon në njërën apo tjetërën anë dhe në rastin Sulejman Selimt, sipas prokurorisë, ai kishte kaluar në anën e palës mbrojtëse. Gjykatësit do të shqyrtojnë nesër kërkesën e prokurorisë.
XS
SM
MD
LG