Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kosova është prioritet i lartë, u shprehë mbrëmë Condoleezza Rice, që është e nominuar për postin e sekretarit amerikan të shtetit. Duke folur për Kosovën gjatë dëgjimit konfirmues në Komitetin për politikë të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkura, zonja Rice, pos tjerash, tha:

- Mendoj se kjo çështje është prioritet i lartë për shkak se do të ndihmoj në kompletimin e rindërtimit të Evropës. Efektivisht, përderisa nuk zgjidhet çështja e Ballkanit, është vështirë të mendohet për Evropën si të plotë dhe të lirë. Prandaj, ne duhet ti zgjidhim çështjet e mbetura në Ballkan.

Seanca në Senat me zonjën Rice, vazhdon edhe sot.
XS
SM
MD
LG