Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, ka thënë se nuk do të lejohet decentralizimi etnik, enklavizimi, rajonalizmi mbi baza etnike dhe ndarja e Kosovës.
Në një komunikatë të Kuvendit të Kosovës, të lëshuar pas takimit të z. Daci me ministrin e Pushtetit Lokal Lutfi Haziri, thuhet se megjithatë, Kuvendi përkrah procesin e decentralizimit që zhvillohet nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të mos lejojnë ndarjen etnike dhe territoriale të Kosovës.
XS
SM
MD
LG