Ndërlidhjet

TOKIO


Gjatë vizitës së tij të sotme në Tokio, sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw u ballafaqua me kundërshtimin që Japonia i bën tërheqjes së embargos së armatimit të Bashkimit Evropian ndaj Kinës. Në këtë aspekt, ministri i jashtëm japonez, Nobutaka Machimura, pos tjerash, tha:

-Çështja e tërheqjes së embargos së armatimit paraqet shqetësim të madh jo vetëm në Japoni por edhe në gjithë Azinë Lindore. Ne jemi kundër tërheqjes së embargos në armatim.

Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw tha se ende nuk është marrë vendim për këtë çështje:

-Ende nuk është vendosur për tërheqjen e embargos në armatim. Me gjasë ky vendim nuk do të merret edhe për dy muaj ose më gjatë.

Embargoja në armatim ndaj Kinës ishte vendosur në vitin 1989 pas ndaljes së përgjakshme të protestave pro demokratike të studentëve në sheshin Tien An Men në Pekin.
XS
SM
MD
LG