Ndërlidhjet

PRAGË


Rreth 2 milionë myslimanë i përfunduan ritualet e haxhit në Mekë. Mbreti saudit Fahd dhe princi i kurorës Abdullah kërkuan nga myslimanët, që të refuzojnë terrorizmin dhe ekstremizmin.
Kryekleriku i Arabisë Saudite Abdul Aziz al Sheik u tha haxhinjve në Mekë se disa nga djemtë e islamit ishin "joshur nga djalli" për të kryer sulme të dhunshme që e dëmtojnë islamin.
Në mesazhin e tij drejtuar të rinjve, ai tha se Zotit nuk mund t'i dilet perpara duke derdhur gjakun e të pafajshmëve ose të ndihmohet gjakderdhja e tillë.
Ai i bëri komentet me rastin e festës së Kurban Bajramit, që po festohet nga myslimanët në tërë botën.
Ndërkaq, në ceremoninë kryesore që u mbajt në Prishtinë, Sabri Bajgora bëri thirrje që sa më shumë të shfrytëzohet koha për punë të mira dhe të mbara dhe me përkushtim ndaj krijuesit.
XS
SM
MD
LG