Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush u betua për mandatin e tij të dytë dhe tha se do t'i shfrytëzojë 4 vitet e ardhshme për të luftuar për lirinë e të gjitha vendeve. Bush në fjalimin e tij, tha se paqja në botë mund të arrihet vetëm përmes lirisë:
"Amerika u flet sërish popujve të botës. Të gjithë ju që jetoni nën tirani dhe pa shpresë ta dini: Shtetet e Bashkuara nuk do të injorojnë shtypjen ose të falin ata që ju shtypën. Kur ju kërkoni lirinë, ne do t'ju mbështesim", ka thënë Bush.
Ceremonia inauguruese në Uashington u përcoll me masa të ashpra sigurie, derisa vlerësohet se rreth 500 mijë persona ishin të pranishëm.
XS
SM
MD
LG