Ndërlidhjet

SHKUP


Çështja e statusit final të Kosovës nuk do të duhej zgjidhur në bisedimet e Prishtinës dhe Beogradit, por midis tyre ka shumë për çka të bisedohet, ndërsa institucionet e Kosovës janë të gatshme menjëherë t'i fillojnë këto bisedime, ka thënë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për televizionin 'Telma' të Shkupit.
"Jemi të gatshëm për hapjen e dialogut teknik, i cili shpresoj të fillojë së shpejti, por jam i gatshëm edhe për kontakte politike me përfaqësuesit e Beogradit rreth të gjitha çështjeve në interes të qytetarëve të dy vendeve", ka thënë Haradinaj, duke vlerësuar se nuk ka rrezik nga shpërthimi i ndonjë konflikti lidhur me zgjidhjen e statusit final të Kosovës.
Sipas tij, argumenti më i fuqishëm për zgjidhjen e statusit final është përcaktimi i qytetarëve të Kosovës për pavarësi.
XS
SM
MD
LG