Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen dhe kryeministri Ramush Haradinaj sot përsëritën ftesën drejtuar serbëve të Kosovës që të përfshihen në institucionet e Kosovës dhe në grupet e punës për reformimin e pushtetit lokal. Zoti Petersen tha se "nëse serbët e Kosovës dhe Beogradi zyrtar duan të bashkohen ata mund ta bëjnë këtë gjë" dhe shtoi se "nëse nuk bashkohen atëherë i bëjnë dëm vetvetes". Takimi i sotëm ndërmjet kryeadministratorit Peteresen dhe kryeministrit Haradinaj është zhvilluar para udhëtimit të zotit Petersen për në Paris, Stokholm dhe Bruksel.
XS
SM
MD
LG