Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Qeveritë perëndimore dhe administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjatë këtij viti duhet të vendosin për statusin e Kosovës ose do ballafaqohen me rrezikun e krizës së sërishme në Ballkan", thuhet në raportin më të ri të Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe që pritet të bëhet publik më 24 janar. Siç transmeton agjencia AP, në këtë raport theksohet se është duke kaluar koha e miratimit të vendimit për statusin përfundimtar të Kosovës. "Në vitin 2005 ose do të bëhet përparim në përcaktimin e statusit të ardhshëm, që do t'i kontribuonte forcimit të paqes dhe zhvillimit, ose ekziston rreziku që në Kosovë sërish të ketë konflikte që do shkaktonin jostabilitet në rajon", vlerësohet në raport. Grupi Nndërkombëtar i Krizave pohon se shqiptarët e Kosovës janë të frustruar për shkak të moszgjidhjes së statusit dhe rrjedhimisht do të mund të vepronin njëanshëm, nëse Bashkësia ndërkombëtare nuk fillon, siç thuhet "këtë vit të deklarohet për aspiratat e tyre drejt pavarësisë". Në këto rrethana, kur të kihet parasysh qëndrimi negativ i shqiptarëve të Kosovës ndaj pakicave, serbët e Kosovës mund ti ftojnë forcat e armatosura të Serbisë për t'i mbrojtur dhe rajoni mund të rrëshqasë në trazira të reja, pohon raporti. Nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan është kërkuar emërimi i një emisari special për Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa vihet në pah se nëse qeveria e re e Kosovës synon ta udhëheqë popullin drejt destinacionit të dëshiruar, përkatësisht pavarësisë, duhet të ketë respektim dhe mbrojtje të plotë të të drejtave të serbëve dhe pakicave të tjera në Kosovë.
XS
SM
MD
LG