Ndërlidhjet

BAGDAD


Përmes një vidioje bëhet i ditur lirimi i tetë qytetarëve kinezë, të rrëmbyer ditë më parë në Irak.
"Tetë kinezë të rrëmbyer janë liruar pasi Kina ka këshilluar qytetarët e vetë të mos udhëtojnë në Irak. Ata janë mirë dhe qeveria kineze nuk ka paguar për lirimin e tyre", thuhet në videon, ku flet arabisht një person i paidentifikuar.
Gjatë 24 orëve të fundit mbi 40 veta kanë humbur jetën në Irak si pasojë e sulmeve në pjesë të ndryshme të vendit.
XS
SM
MD
LG