Ndërlidhjet

PRAGË


Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi, Ferhat Dinosha, ka ftuar sot Beogradin që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe dialogun me shqiptarët e Kosovës si palë e barabartë, sepse vetëm kështu mund të sigurohet stabiliteti në rajon.
"Pa pavarësinë e Kosovës nuk mund të ketë stabilitet në Ballkan dhe politikat që Kosovën e shohin si pjesë të Serbisë, nuk kanë ardhmëri", ka thënë Ferhat Dinosha, në një intervistë për "Evropa e Lirë". Ai ka shtuar se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nuk do të përfundojë përderisa nuk zgjidhet cështja e Kosovës dhe Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG