Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Ukrainës Viktor Jushcenko, ka emëruar Julia Timoshenkon, një nga drejtueset e opozitës dhe organizatoret e revolucionit të portokalltë, si kryeministre të vendit.
Njoftimi u bë publik nga zyra e presidentit derisa vetë Jushcenko ishte në Moskë, në të parën vizitë zyrtare si president i Ukrainës.
Jushcenko u takua me Putinin, që në zgjedhjet presidenciale kishte mbështetur kundërshtarin e Jushcenkos, ish kryeminsitrtin pro-rus, Janukovic.
Putin pas takimit ka theksuar se kjo vizitë ishte shenjë e mirë.
"Ne jemi të kënaqur se periudha e vështirë e proceseve politike në Ukrainë ka përfunduar. Ne shpresojmë që marrëdhëniet tona me Ukrainën të zhvillohen në mënyrë progresive sic ka ndodhur deri tani", tha Putin.
XS
SM
MD
LG