Ndërlidhjet

UASHINGTON


Condoleezza Rice e bëri betimin në ditën e parë të punës në postin e sekretares amerikane të shtetit.
Rice u betua pasi nominimi i saj u konfirmua në Senat me 85 ndaj 13 votave. Votat kundër ishin më të shumtat kundër ndonjë sekretari të shtetit prej vitit 1825, ndërsa më kritiku ishte senatori Edward Kennedy.
"Dr. Rice është zgjedhje e gabuar për sekretar të shtetit. Në vend të saj, na duhet një sekretar me vizion të qartë dhe strategji më të mirë për stabilizimin e Irakut, që do të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare, për t'i kthyer me nder dhe dinjitet trupat tona në shtëpi, dhe për ta rivendosur respektin tonë të humbur në botë", tha Kennedy.
Rice shërbeu si këshilltare për siguri kombëtare e presidentit Bush në mandatin e tij të parë.
XS
SM
MD
LG