Ndërlidhjet

BAGDAD


Në mbarë Irakun, kryengritësit sot përdorën sulmues vetëvrasës, raketa dhe eksploziv, në fushatën për t'i penguar zgjedhjet e 30 janarit.
Sulmi i dyfishtë vetëvrasës në trekëndëshin sunit në veri të Bagdadit mori 11 jetëra. Sulmuesi vetëvrasës e goditi një patrullë të ushtrisë irakiene, dhe pasi reaguan forcat e sigurisë, shpërtheu bomba e dytë.
Nga shpërthimi në Samarra e humbi jetën një ushtar irakien dhe 2 civilë, ndërsa 6 kryengritës u vranë në përleshjet me trupat amerikane.
Në Baquba, një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë bashkë me automjetin e tij dhe plagosi 9 njerëz.
Po atje, nga një shpërthim tjetër u vra një përkthyes i ushtrisë amerikane dhe u plagosën 3 vetë.
Më parë, 6 ushtarë nga Australia u plagosën në sulmin vetëvrasës kundër patrullës së tyre në Bagdad.
Lidhur me sulmet e sotme, kreu i Këshillit Suprem të revolucionit Islamik në Irak Abdul Aziz al-Hakim, për radion "Evropa e Lirë" deklaroi.
"Grupet terroriste kanë mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga jashtë, me qëllim që të krijojnë përçarje dhe konfuzion", tha al-Hakim.
Qeveria irakiene tha se do të dërgojë edhe 2.500 trupa shtesë nëpër vendvotimet, ndërsa 9.000 trupa do t'i mbrojnë burimet e naftës.
XS
SM
MD
LG