Ndërlidhjet

TIRANË


Gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney përgëzoi qëndrimin e vendosur të Shqipërisë si aleate e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit, kumtoi sot Departamenti i informacionit i kryeministrisë në Tiranë. Ky takim u bë në Poloni, pasi të dy zyrtarët e lartë merrnin pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 60 vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq, Aushvic. Zëvendëspresidenti Cheney dhe kryeministri Nano vlerësuan lartë nivelin e bashkëpunimit dypalësh dhe shprehën besimin se gjatë mandatit të dytë të presidentit Bush, marrëdhënia e partneritetit ndërmjet dy vendeve do të konsolidohet dhe thellohet më tutje. Zoti Nano u shpreh se Shqipëria do të vazhdoj të kontribuoj në të gjitha iniciativat që nxisin stabilitetin, paqen dhe demokracinë.
XS
SM
MD
LG