Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtari i lartë i sigurisë në Irak, Kassim Daoud, ka thënë se autoritetet kanë arrestuar dy liderë të grupit terrorist të udhëhequr nga Abu Musab al-Zarkawi. Zoti Daoud nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me këtë arrestim. Grupi i al-Zarkawit kishte marrë përgjegjësinë për shumë sulme vdekjeprurëse dhe rrëmbime, përfshirë këtu edhe vrasjet me heqje koke, në Irak. Para zgjedhjeve të së dielës në këtë vend, autoritetet kanë shpallur se kanë arrestuar disa persona shumë të kërkuar por nuk kanë dhënë shumë detaje.
XS
SM
MD
LG