Ndërlidhjet

NOSOV: ORATORIA E URREJTJES NË FUNKSION TË NDARJES SË KOSOVËS


Andrej NOSOV, Kryetar i Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut /Beograd/


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Nosov, në raportin e juaj të fundit thuhet se në një pjesë të shtypit të Serbisë ka oratori urrejtje kur bëhet fjalë për raportimin kushtuar zhvillimeve në Kosovë. Si keni ardhur deri te ky konstatim?

ANNDREJ NOSOV
Duke përcjellur mediumet në Serbi kemi konkluduar se nëse përjashtojm të pëditshmen "Danas" dhe javoren "Vreme", nuk ka mjete të informimit që nuk botojnë ose emetojnë perceptim të gabuar për Kosovën. Kemi të bëjmë me një vazhdimësi të kohës së Slobodan Millosheviqit. Ky trend është intensifikuar veçanërisht pas ngjarjeve të 17 Marsit dhe zgjedhjeve në Kosovë. Rrjedhimisht, nëse aktualisht lexoni ndonjë gazetë në Serbi ju keni përshtypjen se njerëzit atje vetëm vrasin njëri tjetrin dhe thuase nuk bëhet gjë tjetër. Mediumet në Serbi raportojë thuase shqiptarët kanë vendosur të vrasin të gjithë serbët. Karakteristikë tjetër është përdorimi i oratorisë së urrjetjes duke përdorur terminin pezhorativ "shiptari". Gjithnjë flitet për shkeljen e të drejtave të serbëve, por jo me fakte. Nuk ka rrëfime individuale për shkeljet e të drejtave të njeriut, por në formë metodologjike thuhet se serbët janë të rrezikuar dhe se nuk mund të ekzitojnë në Kosovë. Rrjedhimisht del teza se Serbia duhet të udhëheq politikë si gjatë viteve të 90-ta. Këto mediume nëse ka trazira do të përdorin terminin "hordhitë e ektremistëve shqiptarë" ose shkruajnë "Arnautët rreth nesh", ndërsa për enklavat shkruajnë "Serbët që jetojnë në rrethimin e shqiptarëve".

RADIO EVROPA E LIRË
Në raportin e juaj gjithashtu qëndron konstatimi se një pjesë e shtypit në Serbi shkruan se nuk është mundur koegzistenca e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Cili është motivi i këtij qëndrimi?

ANDREJ NOSOV
Motivet janë krejt të qarta. Këto ditë është bërë publik një hulumtim i opinionit në të cilin thuhet se shumica e popullatës në Serbi mbështesin ndarjen e Kosovës. Ky qëndrim është pak më i avancuar nga ai i vitit 1990, kur personalitetet politike në Beograd e dëshironin Kosovën pa shqiptarë, ndërkaq sot thuhet: "Shqiptarëve duhet dhënë një pjesë të teritorit, ndërsa pjesën tjetër duhet mbajtur për Serbinë". Pas gjithë kësaj qëndron synimi për ndarjen e Kosovës, një synim që çështja e Kosovës të zgjidhet sipas modelit të Bosnjës, pra që serbët të kenë pjesën e tyre, ndërsa shqiptarët pjesën e tyre. Në Serbi madje as në mjediset më liberale nuk ekziston qëndrimi kritik për krimet që janë bërë në Kosovë. Gazetarët në Serbi vazhdimisht i kthehen vitit 1300 ose 1800, por asesi t'i kthehen vitit 1990. Rrjedhimisht opinioni nuk është i informuar se çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në Kosovës, madje as tash çfarë po ndodh në Prishtinë.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Nosov ju vizitoni shpesh Kosovën. Cili është qëndrimi i shtypit kosovar rreth këtyre çështjeve?

ANDREJ NOSOV
Ne kemi Zyren tonë në Prishtinë dhe tash jemi duke e përgatitur një raport për raportimin e mediumeve kosovare. Mund të them se në Kosovë nuk ka oratori të urrjetjes. Mediumet e Kosovës nuk përdorin oratorinë e urrjetjes. Kjo mbase është pasojë edhe e standardeve të bashkësisë ndërkombëtare që nuk i ka Beogradi. Madje as në gazetat më radikale në Kosovë nuk do të hasni që serbët të emërtohen me termin "shkijet". Gjëra të tilla në shtypin e Kosovës nuk ka. Vërjetja e jonë e vetme për mediumet e Kosovës është qëndrimi sipërfaqësor ndaj disa dukurive ose heshtja. Mediumet në Kosovë kanë prirje të heshtin sa u përket ngjarjeve që kanë të bëjnë me pakicat, dhe jo vetëm me serbët. Pra, disa nga mediumet në Kosovë kanë një prirje për të heshtur rreth problemeve me të cilat ballafaqohen pakicat dhe njëkohësisht i keqpërdorin rrëfimet individuale nga koha e luftës për të dëshmuar se nuk ka mundësi që sërish të jetohet me serbët, sepse serbët kanë bërë ate që e kanë bërë.

Intervistoi: Melazim KOCI

XS
SM
MD
LG