Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i sigurisë së brendshme, Tom Ridge, që më nuk do të jetë në këtë post, ka deklaruar se kishte besuar se një tjetër sulm kundër Shteteve të Bashkuara ishte i paevitueshëm. Duke folur për terrorizmin global, ai mëtutje u shpreh se Amerika nuk duhet të fokusohet vetëm në rrjetin al-Qaeda, por edhe në grupet e tjera të ngjashme. Departamenti i sigurisë së brendshme ishte krijuar para dy vitesh me qëllim që të parandalohet ndonjë sulm tjetër eventual si ai i 11 shtatorit të vitit 2001. Në mandatin e dytë të presidentit amerikan Bush, Sekretar i sigurisë së brendshme, do të jetë Michael Chertoff.
XS
SM
MD
LG