Ndërlidhjet

PRISHTINË


Si pasojë e reshjeve të pandërprera të borës, në Kosovë u vështirësua procesi mësimor. Ministria e Arsimit njoftoi se shumë shkolla në pjesët malore ndërprenë mësimin. Moti i ligë ka përfshirë edhe Shqipërinë. Qeveritarët atje diskutuan sot masat që duhet ndërmarrë për kapërcimin e gjendjes së rëndë, në veri të vendit. Ndërkohë, në disa qytete veriore të Malit të Zi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa në Rumani janë mbyllur dy porte detare.
XS
SM
MD
LG