Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush tha se terroristët do të bëjnë gjithçka që munden për të penguar zgjedhjet e neserme në Irak. "Terroristët dhe ata që kanë përfituar nga tirania e Sadam Hyseinit e dijnë se zgjedhjet e lira do të zbulojnë zbrazëtirën e vizionit të tyre për Irakun. Për këtë arsye ata nuk do të ndalen para asgjëje, në mënyrë që të prishin zgjedhjet", tha presidenti amerikan, në fjalimin javor në radio. Ai u shpreh i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe premtoi vazhdimin e misionit amerikan në Irak. "Me vendosjen e demokracisë, misioni ynë do të vazhdojë. Forcat ushtarake, diplomatët dhe personeli ynë civilë, do të ndihmojnë qeverinë e re në garantimin e sigurisë dhe trajnimin e policinë ushtarake dhe forcave tjera", tha presidenti amerikan duke vlerësuar se dhuna e terroristëve nuk do të marrë fund me zgjedhjet e neserme. Por, tha ai, terroristët do të dështojnë pasi populli i Irakut nuk e pranon ideologjinë e tyre të vrasjeve.
XS
SM
MD
LG