Ndërlidhjet

AMMAN


Irakienët që jetojnë jashtë vendit edhe sot vazhduan ta hedhin votën e tyre.
Në Jordani raportohet të kenë dalë një numër i madh i 21 mijë irakienëve të regjistruar.
Votimi vazhdoi edhe në Australi, pasi një qendër votimi dje u mbyll para kohe shkaku i një zënke dhe kërcënimi me bombë.
Zyrtarët thanë se kanë votuar mbi 94% nga 12 mijë votuesit irakienë. Votimet vazhdojnë edhe në vende të ndryshme të Evropës.
Organizata Ndërkombëtare e Migracionit i ka organizuar votimet për diasporën e Irakut në 14 shtete, kurse rezultatet do të shpallen bashkë me rezultatet e zgjedhjeve në vetë Irakun.
XS
SM
MD
LG