Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer ka thënë se "miliona irakianë kanë treguar sot vendosmëri me pjesëmarrje në ndërtimin e Irakut të ri dhe demokratik". Zoti Scheffer mëtutje është shprehur se "këto zgjedhje duhet të jenë themel i të ardhmes më të mirë të këtij vendi". Ai ka dënuar autorët e incidenteve që synonin pengimin e zgjedhjeve. Sekretari i përgjthshëm i aleancës veri atlantike, ka thënë se "tashmë Natoja ka filluar stërvitjen dhe pajisjen e forcave të sigurisë së Irakut", duke shtuar se kjo ndihmë në të ardhmen do të rritet.
XS
SM
MD
LG