Ndërlidhjet

HAGË/ BEOGRAD


Gjenerali serb, Nebojsha Pavkovic, i akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime të kryera në Kosovë, do të dorëzohet së shpejti në Gjykatën e Hagës, por kërkon pak më shumë kohë për përgatitjen e mbrojtjes.
Në të tjera zhvillime në Gjykatën e Hagës është dënuar me 8 vjet burg ish-gjenerali Pavle Strugar, pasi nuk ka ndaluar sulmet ndaj qytetit historik të Dubrovnikut. Ai ishte komandant i forcave jugosllave gjatë rrethimit të Dubrovnikut, por nuk kishte urdhëruar sulmet.
Po sot në Hagë është hapur gjykimi ndaj Sefer Halilovic, komandant boshnjak në kohën e luftës, nën akzuat se nuk ka mundur të parandalojë sulmet kundër civilëve kroatë në vitin 1993.
XS
SM
MD
LG