Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri irakian ka kërkuar sot, një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Irak, të lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë së bashku në rindërtimin e vendit.
"Sot ne po hyjmë në një fazë të re të historisë sonë. Është koha që gjithë irakianët së bashku të ndërtojnë të ardhmen. Të gjithë pa përjashtim, ata që votuan dhe ata që nuk morrën pjesë në votime, kanë një detyrë të përbashkët të ndërtojnë një vend të sigurtë, të zhvilluar e të qëndrueshëm", tha kryeministri irakian, Allaui, në një konferencë shtypi në Bagdad.
Zyrtarët irakianë llogarisin se 60% e të regjistruarve morrën pjesë në votime.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë Ministri i Brendshëm i Irakut, Falah al Nakip, ka bërë të ditur se mbi 200 kryengritës janë arrestuar ditën e zgjedhjeve në Irak, cfarë ka ndikuar në uljen e numrit të sulmeve.
Shumica e arrestimeve ka ndodhur në Tikrit, vendlindjen e Sadam Huseinit. Në të tjera zhvillime burimet britanike të mbrojtjes njoftojnë për 10 anëtarë të forcave britanike të vrarë gjatë rrëzimit të një aeroplani. Ansar-al Islam, grup militant i lidhur me Al-Kaidën, ka marrë përsipër rrëzimin e aeroplanit. Autorësia e deklaratave nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG