Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Drashkoviq, tha se statusi përfundimtar i Kosovës duhet të zgjidhet sipas formulës "më shumë se autonomi, por më pak se pavarësi".
"Statusi final i Kosovës duhet të paraqesë jetë e pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, zgjidhje që do të përmbushë të drejtat e të dy palëve" tha Drashkoviq pas takimit në Beograd me kryesuesen e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack. Ai tha se në takim ka paraqitur planin, sipas të cilit Kosova duhet të jetë në njëfarë qeverisje të Bashkimit Evropian.