Ndërlidhjet

BAGDAD


Komisioni Qëndror Zgjedhor në Irak ka bërë të ditur se 57% e 14 milionë votuesve të regjistruar kanë marrë pjesë në votimet e së dielës, duke i tejkaluar parashikimet për pjesëmarrje.
Por disa udhëheqës në rajon, përfshi dhe mbretin e Jordanisë Abdullah, kanë shprehur shqetësimin për pjesëmarrjen e ulët të irakianëve sunitë në këto zgjedhje.
Kryeministri irakian, Ajad Allaui, ka premtuar në një konferencë për shtyp të mbajtur gjatë ditës se do përpiqet për përfaqësimin e gjithë irakianëve në proçeset politike në vend.
"Duke filluar nga sot dhe në gjithë pjesën e mandatit që më ka mbetur, do të fillojë një dialog kombëtar që të sigurojë se të gjithë irakianët do të kenë zërin e tyre përfaqësues në qeverinë e ardhshme", tha Allaui.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, ka përsëritur mbështetjen amerikane për Irakun.
"Ne do vazhdojmë të bëjmë gjithçka është e mundur të mbështesim Irakun, që të ecë përpara. Kjo do të thotë përmbushja e misionit për ta çuar Irakun në rrugën drejt të ardhmes demokratike dhe t'i mundësojmë që të kenë forca sigurie për t'u mbrojtur dhe për të mundur terroristët", tha McClellan.
XS
SM
MD
LG