Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush nuk do të paraqesë ndonjë afat për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Iraku, ka thënë mbrëmë vonë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan. Ai mëtutje është shprehur se afati bazohet në kompletimin e misionit, ndërsa një pjesë e këtij misioni është stërvitja dhe pajisja e forcave të sigurisë së Irakut, që të jenë të gatshme që plotësisht ta mbrojnë vendin e vet. Këto komente u bënë pas kërkesave të disa politikanëve demokratë që administrata e presidentit Bush ta paraqesë një strategji të daljes nga Iraku.
XS
SM
MD
LG