Ndërlidhjet

MOSKË


Kryesuesi i radhës i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, Dimitrij Rupel u takua sot në Moskë me kryesuesin e Komitetit për Çështje Ndërkombëtare në dhomën e ultë të parlamentit rus, Konstantin Kosaçev. Zyrtarët rusë citohen t'i kenë thënë Rupelit se OSBE-ja po zbaton standarde të dyfishta për zgjedhjet dhe konfliktet, sidomos në ish republikat sovjetike. Rupel do të takohet edhe me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.
XS
SM
MD
LG