Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon njoftoi se pranon që javën e ardhshme, të takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz. Takimi do të mbahet në Egjipt me ftesë të presidentit, Hosni Mubarak. Ende nuk ka ndonjë koment nga palestinezët. Sharon kishte refuzuar të takohet me paraardhësin e Abazit, Jaser Arafat, por pas vdekjes së tij dhe zgjedhjes së Abazit, janë përtrirë mundësitë për paqe.
XS
SM
MD
LG