Ndërlidhjet

BRUKSEL


Parlamenti evropian miratoi sonte një rezolutë për vendet e Ballkanit Perendimor, me të cilën kërkon nga Bashkimi Evropian që të jetë më i angazhuar në këtë rajon. Një pjesë e madhe e rezolutës ka të bëjë me Kosovën. "Parlamenti Evropian është i vetëdijshëm se në mesin e këtij viti do të bëhet rivlerësimi i standardeve dhe mundësia e hapjes së diskutimeve për statusin e Kosovës", thuhet në rezolutë. Parlamenti evropian insiston që autoritetet e Kosovës të marrin hapa vendimtar për të forcuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG