Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

JERUSALEM


Kabineti i Izraelit sot miratoi lirimin e 900 palestinezëve dhe tërheqjen e trupave izraelite nga disa qytete të Bregut Perëndimor.
Rreth 500 të burgosurit do të lirohen nga burgjet izraelite javën e ardhshme, ndërsa trupat do të fillojnë të tërhiqen nga qytetet Jericho, Tulkarm, Bethlehem, Qalqiliya dhe Ramallah.
Miratimi u bë në prag të armëpushimit të dyanshëm, që pritet të shpallet në samitin në Egjipt, javën që vjen.
Ministrat u takuan para bisedimeve midis zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë, të cilët e përgatisin agjendën e samitit ndërmjet kryeministrit izraelit Ariel Sharon dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abass.
XS
SM
MD
LG