Ndërlidhjet

PRAGË


Irani dhe Siria sot i kritikuan vërejtjet ndaj këtyre vendeve që presidenti amerikan George Bush i bëri në fjalimin e tij drejtuar kombit.
Në fjalimin në Kongres, presidenti Bush tha se Irani është sponsori kryesor i terrorizmit në botë, dhe e paralajmëroi Teheranin për ambicjet bërthamore.
"Sot Irani mbetet shteti i parë në botë që sponsorizon terrorizmin, duke zhvilluar armë për shkatërrim në masë, ndërkohë që njerëzit e vet e privon nga liria që ata e kërkojnë dhe meritojnë. Ne punojmë me aleatët evropianë për t'ia bërë të qartë regjimit iranian se ai duhet të heqë dorë nga programi i pasurimit të uraniumit dhe plutoniumit, dhe t'i japë fund mbështetjes së terrorizmit", tha presidenti Bush.
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi Bushin se ai dëshiron ta përmbysë qeverinë iraniane.
Për sa i përket Sirisë, presidenti amerikan tha se ky vend ende i strehon dhe i mbështet terroristët.
Bushra Kanafani, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme në Damask tha se vërejtjet e Bushit janë të bazuara në "informata të gabueshme".
XS
SM
MD
LG