Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs filloi turneun njëjavor në Evropë duke falenderuar Britaninë e Madhe për ndihmën në Irak. Ajo u takua me kryeministrin Toni Bler dhe ministrin e jashtëm, Xhek Strou. Në një konferencë për shtyp, Rajs foli për Irakun, Lindjen e Mesme dhe problemet me Iranin, për zgjidhjen e të cilave tha se Shtetet e Bashkuara po përdorin shumë mjete diplomatike. "Prospekti i armëve nukleare të Iranit është shumë destabilizues për fqinjët e Iranit dhe për arsye shumë të mëdha edhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Pikërisht për këtë, mendoj se tani kemi një konsensus të fuqishëm ndërkombëtar se Irani nuk duhet lejuar të vazhdojë në këtë rrugë" tha Rajs. Ndërkaq, sipas ministrit Strou zhvillimet në Iran janë shumë shqetësuese. "Tani është vendimtare që Irani të kuptojë fuqinë e ndjenjave të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo ilustrohet me njëzëshmërinë brenda Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore" tha Strou, duke i kërkuar Iranit që të zbatojë marërveshjet që ka nënshkruar vitet e kaluara.
Rajs, do të vizitojë edhe Gjermaninë, Francën, Italinë, Poloninë, Turqinë, Izraelin dhe Bregun Perendimor.
XS
SM
MD
LG