Ndërlidhjet

BAGDAD


Katër ushtarë irakienë janë vrarë dhe 3 janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në qytetin jugor Basra.
Ndërkaq nga bomba që shpërtheu afër patrullës amerikane në qytetin verior Beiji, u vranë 2 ushtarë amerikanë dhe të paktën 4 u plagosën.
Fati i italianes Giuliana Sgrena mbetet i panjohur. Gazetarja e "Il Manifesto", u rrëmbye dje derisa zhvillonte intervista afër Universitetit të Bagdadit.
Një grup jo shumë i njohur irakien, i cili tha se e mban gazetaren, i ka dhënë Italisë 72 orë për t'i tërhequr 3 mijë trupat nga Iraku.
Ndërkohë, rezultatet e fundit të pjesëshme treguan se koalicioni i shiitëve prin në zgjedhjet, me mbi 2/3 e 3.3 milionë votave të numëruara deri tash.
XS
SM
MD
LG