Ndërlidhjet

ANKARA/JERUSALEM


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice, ka biseduar në Ankara me presidentin dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë. Mardhëniet amerikano-turke kanë pësuar ulje-ngritje gjatë luftës në Irak, si pasojë e drojës turke për shkëputjen e kurdëve të Irakut, çfarë do kishte pasoja për pakicën kurde në Turqi. Gjatë takimeve të sotme Rice ka përsëritur qëndrimin amerikan për një Irak të bashkuar dhe luftën kundër terrorizmit.
"Territori i Irakut kurrë më nuk duhet të jetë një vend nga ku zë fill terrorizmi kundër fqinjëve. Ky është kuptimi i asaj që thuhet në paqe me fqinjët. Dhe nga këndvështrimi amerikan, çfarëdo organizate që kryen krime ndaj civilëve trajtohet njësoj. Pavarësisht nëse është Al-Qaeda, PKK-ja e kurdëve apo fraksionet palestineze, terrorizmi është një mjet i papranueshëm për botën moderne", tha Rice në përfundim të vizitës në Ankara.
Pas Ankarasë Rice udhëtoi drejt Jerusalemit, ku do takohet gjatë ditës me kryeministrin izraelit Ariel Sharon dhe nesër me udhëheqësin e autoritetit palestinez, Mahmud Abas. Rice po viziton rajonin si pjesë e turneut të saj të parë në detyrën e shefes së diplomacisë amerikane. Bisedimet mes Rice dhe drejtuesve palestinezë e izrealitë zhvillohen në prag të takimit të Egjiptit, ku pritet që Sharon e Abas të takohen për herë të parë që nga zgjedhja e Abas.
XS
SM
MD
LG