Ndërlidhjet

JERUSALEM/RAMALLAH


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice sot në Bregun Perëndimor, u takua me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas. Ajo e përgëzoi zotin Abbas për ndërmjarrjen e hapave konkret për parandalimin e sulmeve të militantëve kundër izraelitëve. Në orët e mëngjesit në Jerusalem, zonja Rice, ndaras, u takua me zëvendës kryeministrin e Izraelit, Shimon Peres dhe me ministrin e mbrojtjes Shaul Mofaz. Të dy zyrtarëve të lartë izraelitë ajo u tha se të dy palët, pra izraelitët dhe palestinezët, duhet ta shfrytëzojnë atë që ajo e cilësoi si "kohë të mundësisë". Mbrëmë në Jerusalem, zonja Rice u shpreh lidhur me situatën në Lindjen e Mesme:
- Nxitja e konflikteve duhet të ndalet nga të dy palët. Ekziston nevoja për të ndihmuar palestinezët me zhvillimin e institucioneve demokratike, që do të formonin bazën e shtetësisë dhe të jetë e sigurtë se të gjithë ne, për paqe, po bëjmë atë që mundemi.
XS
SM
MD
LG