Ndërlidhjet

ROMË/PARIS


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice sot ka kërkuar nga vendet e Gjirit që të marrin rol më të madh në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Ajo, poashtu u shpreh se Siria duhet të tregoj se nuk po i përkrahë militantët islamikë, që synojnë shkatërrimin e përpjekjeve për arritjen e paqes në këtë rajon. Këto komente zonja Rice i bëri sot para reporterëve në Romë, pas takimit me ministrin e jashtëm italian, Gianfranco Fini. Gjatë ditës, sekretarja amerikane e shtetit, në një Universitet në Paris, do ta mbajë një ligjeratë në temën e marrëdhënieve amerikano-evropiane.
XS
SM
MD
LG