Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice sot ka kërkuar nga Evropa që të punoj me Shtetet e Bashkuara, "për ta hapur një kaptinë të re" në marrëdhëniet transatlantike. Këto komente ajo i bëri gjatë një fjalimi në Paris. Duke u përgjegjur në një pyetje, pas fjalimit, zonja Rice tha se Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë pasur mospajtime në të kaluarën por, të dy vendet bashkëpunojnë në shumë çështje, siç janë, paqeruajtja në Afganistan dhe në Kosovë dhe lufta kundër terrorizmit.