Ndërlidhjet

JERUSALEM


Liderët izraelitë dhe palestinezë, Ariel Sharon dhe Mahmoud Abbas janë kthyer në shtëpi për ta filluar vënien në jetë të marrëveshjes së armëpushimit që e nënshkruan në Egjipt.
Si masë e parë për ndërtimin e mirëbesimit, Izraeli pritet t'i lirojë rreth 500 palestinezë të burgosur, të lejojë kthimin e një numri të kufizuar të punëtorëve palestinezë në Izrael, dhe të përfundojë dorëzimin e 5 qyteteve nga Bregu Perëndimor në kontrollin e palestinezëve.
Marrëveshja u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian, ndërsa Jordani dhe Egjipti thanë se do t'i kthejnë ambasadorët e tyre në Izrael.
XS
SM
MD
LG