Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, të dielën, do të vizitojë trevat e banuara me serbë në Kosovë. Zyra e tij tha se ai do të zhvillojë takime vetëm me përfaqësuesit serbë në Kosovë e jo edhe me zyrtarët e UNMIK-ut, apo ata shqiptarë. Ndërkohë, zëdhënësi i UNMIK-ut, Jeff Bieley tha se Tadiq ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare për kërkesën që të vizitojë Kosovën. "Nuk e dijmë ende se kur mund të ndodh kjo" tha ai.
XS
SM
MD
LG