Ndërlidhjet

NICË


Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s gjatë takimit dyditor në Nicë, do të diskutojnë çështjet teknike rreth rolit të NATO-s në Ballkan, Irak dhe Afganistan. Zëdhënësi James Appathurai tha se nga takimi nuk priten vendime strukturore. "Ky takim duhet parë në kontekstin e samitit të NATO-s me 22 shkurt në Bruksel. Presidenti amerikan Bush dhe partnerët evropian aty do të marrin vendimet politike për të ardhmen e misioneve të NATO-s në Afganistan, Irak dhe Ballkan" tha Appathurai. Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Mbrotjes Donald Rumsfeld në prag të këtij takimi tha se bota ka nevojë për më shumë udhëheqësi të moderuar myslimane për t'ia kthyer goditjet ekstremizmit.
XS
SM
MD
LG