Ministri i jashtëm i Malit të
Zi, Miodrag Vllahoviç, gjatë qëndrimit në selinë e Radios Evropa e Lirë, ka thënë se Mali i Zi dëshiron t'i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian e nuk dëshiron të mbetet "peng" i Serbisë dhe mungesës së vullnetit të Beogradit për të bashkëpunuar me Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë.
Vllahoviç ka shtuar se Podgorica është e durueshme dhe e gatshme të diskutojë mundësi të ndryshme lidhur me shtetësinë, por nuk është e gatëshme të heqë dorë nga njohja ndërkombëtare.
I pyetur nëse ekziston ndonjë ndërvarshmëri mes statusit të ardhshëm të Kosovës dhe Malit të Zi Vllahoviç ka thënë:
"Kosova është një nga fqnjët e Malit të Zi dhe ka pasur një histori dramatike, madje tragjike, por në këtë kontekst është shumë e lehtë të kuptohet se nuk ekziston asnjë ndërvarshmëri." Më tej ministri i jashtëm malazez ka shtuar:
"Mali i Zi nuk e konsideron Kosovën si problem të vetin dhe Podgorica nuk do të marrë pjesë në bisedimet që kanë të bëjnë me statusin e Kosovës."