Ndërlidhjet

TEHERAN


Manifestime të mëdha të organizuara nga strukturat shtetërore janë mbajtur në Iran me rastin e 26 vjetorit të Revolucionit islamik, që solli në fuqi pushtetin e klerikëve.
Presidenti, Muhamed Khatami, në fjalimin me këtë rast ka thënë se gjithë pushtuesit "do digjen në ferr".
"Irani nuk dëshiron luftë, nuk dëshiron dhunë dhe përplasje. Por bota duhet ta dijë se kombi ynë nuk do të tolerojë asnjë pushtues", tha Khatami.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se në mënyrë sekrete po zhvillon armë bërthamore dhe se mundësia e ndërhyrjes ushtarake për t'i dhënë fund programeve të tilla nuk është hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG