Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka nominuar ambasadorin amerikan në Nato, Nicholas Burns për postin e nënsekretarit të shtetit për çështje politike, ka kumtuar mbrëmë vonë, zëdhënësi i shtëpisë së bardhë, Scot Mclellan. Nëse ky nominim konfirmohet nga Senati i Shteteve të Bashkuara, zoti Burns, në këtë post do ta zëvendësoj nënsekretarin e deritashëm, Marc Grossman. Nicholas Burns më herët ka qenë edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Greqi dhe zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit.
XS
SM
MD
LG