Ndërlidhjet

DRESDEN


Rreth 2.000 përkrahës të ekstremizmit të djathtë marshuan nëpër rrugët e Dresdenit, në 60 vjetorin e bombardimeve amerikane dhe britanike, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Rreth 35.000 mijë njerëz patën humbur jetën gjatë bombardimeve. Megjithkëtë, kancelari gjerman Gerhard Schroeder i paralajmëroi të gjithë se dita e sotme nuk duhet përdorur për të minimizuar fajin e nazistëve. Udhëheqës gjermanë dhe ambasadorë të vendeve perendimore vendosën kurora lulesh në sheshin e qytetit ku patën humbur jetën shumica e viktimave.
XS
SM
MD
LG