Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka vazhduar ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Kosovë.
Tadiq planifikon të qëndrojë deri në orët e vona në Kosovë, me ç’rast ai viziton Manastirin e Deçanit, Graçanicën, Lypjanin dhe pjesën veriore të Kosovës.
Policia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në hyrje të Decanit, disa dhjetëra qytetarë janë mbledhur dhe kanë hedhur topa bore dhe vezë në konvojin e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, derisa ai po shkonte për ta vizituar manastirin e Decanit.
Presidenti i Serbisë tashmë e ka përfunduar vizitën në këtë manastir dhe aktualisht gjendet në fshatin Bellopojë të komunës së Pejës, fshat ky i banuar me shumicë serbe.
Në ditën e parë të vizitës së tij, Tadiq është takuar me serbët e Kosovës si dhe me shefin e UNMIK-ut dhe komandantin e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG