Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak kanë filluar bisedimet lidhur me krijimin e qeverisë së re, pas deklarimit të fitores nga blloku i partive fetare shiite me 48%, të ndjekur nga partitë kurde me 25% të vendeve në Asamblenë Kombëtare të Irakut.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e tjera të koalicionit kanë uruar irakianët për zgjedhjet. Ndërkaq Turqia ka shprehur shqetësimin se duhen analizuar të gjitha ankesat për parregullsi, mes të cilave dhe ato që lidhen me manipulimet e mundshme të kryera nga kurdët. Turqia prej disa dekadash përballet me një lëvizje kurde për autonomi.
Sa i përket zhvillimeve të sigurisë në Irak, gjatë ditës është sulmuar transportuesi i naftës dhe gazit pranë Kirkukut.
XS
SM
MD
LG