Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka vazhduar ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Kosovë.
Policia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në hyrje të Deçanit, disa dhjetra qytetarë janë tubuar dhe kanë hedhur topa bore dhe vezë në konvojin e presidentit të Serbisë, derisa ai po shkonte për ta vizituar manastirin e Deçanit.
Agjencia e lajmeve Asoshieted press në raportin e saj nga Prishtina pohon se vizita e presidentit serb ka ngritur tensionet në Kosovë, për të shtuar se zyrtarët e UNMIK-ut kishin shpresuar se ajo do të promovonte pajtimin ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe në Kosovë.