Ndërlidhjet

PEKIN


Kina dëshiron rifillimin e bisedimeve gjashtë palëshe kushtuar programeve bërthamore të Koresë Veriore dhe beson se gadishulli korean mund të lirohet nga armët nukleare.
Këto komente i ka bërë ministri i Jashtëm kinez Li Xao Sin gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Sergej Lavrov.
Paradite ministri jug - korean i angazhuar rreth Koresë Veriore, Çun Don, ka thënë se është shumë heret që Koreja Veriore të cilësohet si forcë bërthamore.
"Ne konsiderojmë se është shumë heret që Koreja veriore të identifikohet së shtet bërthamor", ka thënë ministri jug – korean.
Javën e kaluar Koreja Veriore për herë të parë ka pranuar se disponon armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG