Ndërlidhjet

BEJRUT


Libani filloi sot tre ditët e zisë kombëtare në shenjë nderimi ndaj ish kryeministrit Refik Hariri, që u vra dje nga shpërthimi i një bombe në Bejrut.
Policia ka bërë të ditur se në sulmin në fjalë përveç Haririt humbën jetën së paku dhe 13 persona të tjerë dhe mbi 100 njerëz u plagosën. Disa grupe militante kanë marrë përsipër sulmin, por asnjë nga këto pretendime nuk mund t ëvërtetohet, derisa kanë qenë pak të besueshme. Së fundi zyrtarët libanezë kanë deklaruar se atentati ka qenë me automjet bombë.
Sulmi kundër Haririt është dënuar ndërkombëtarisht. Siria e cila ka 15 mijë trupa në Liban dhe ka pasur marrdhënie të vështira me Haririn ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në këtë sulm.
Hariri është i njohur për rolin e tij në rindërtimin e Libanit pas luftës civile të viteve 1975 – '90. Njëherësh ai njihet si një nga njerëzit më të pasur në botë.
XS
SM
MD
LG